Për biznese të larjes së tepihave

Mos humb asnjë porosi. Menaxho gjithë biznesin e tepihave nga një vend.

Paketa nga 1.490€ · licenca paguhet një herë, jo çdo muaj

Nga porosia online te marrja me GPS, larja, dorëzimi, faturimi dhe raportet — gjithçka në një platformë. Ueb + aplikacion mobil i instalueshëm për tërë ekipin.

Personalizohet me emrin, logon dhe ngjyrat tuaja.
Paneli i administrimit
Pamja e shoferit në telefon
10,000+porosi të menaxhuara
3biznese live çdo ditë
3role: admin, shofer, klient
1platformë për gjithçka

Zëvendëso fletoret dhe kaosin me një sistem

Sot
  • Fletore letre për marrjet dhe dorëzimet
  • Porosi të shpërndara në telefonata e WhatsApp
  • Llogaritje manuale e m² dhe çmimit
  • Tepiha të humbur dhe pagesa të harruara
  • Asnjë pamje e qartë e të ardhurave ditore
Me CarpetFlow
  • Një platformë për tërë ekipin
  • Çdo porosi e ndjekur nga marrja te dorëzimi
  • Llogaritje automatike e m² dhe çmimit
  • Barkod në çdo tepih — asgjë s'humbet
  • Raporte live dhe eksport në Excel
Funksionet

I ndërtuar për tepiha, jo një CRM gjenerik

Çdo funksion vjen nga operacione reale ditore.

Porositë online

Klientët rezervojnë marrjen nga ueb faqja juaj — porosia bie direkt në sistem.

Pamja e shoferit me GPS

Shoferët shohin rrugën e ditës, distancat dhe adresat e klientëve në telefon.

Llogaritje automatike m² + çmim

Fut përmasat e tepihut — sipërfaqja dhe çmimi total llogariten menjëherë.

Njoftime me SMS

Klientët njoftohen automatikisht: u mor, është gati, u dorëzua.

Raporte & Excel

Të ardhurat ditore e mujore, borxhet dhe performanca e stafit — eksport me një klik.

Faturim & pagesa

Cash, transfertë ose borxh — çdo pagesë e ndjekur për klient.

Mobile-first

Ekipi juaj punon nga telefoni

Instalohet si aplikacion, punon në terren.

Turni i shoferit
Turni i shoferit
Marrjet e ditës & GPS
Lista e marrjeve me GPS
Çmimi & pagesa në vend
Çmimi dhe pagesa
Demo

Shiko sistemin live — hyr si admin ose si shofer

Pamje reale nga sistemi që punon çdo ditë. Kliko si do të hysh, pastaj shëtit nëpër ekranet e vërteta të ditës së punës.

Pamjet ndërrojnë gjuhë bashkë me faqen — zgjedh gjuhën lart dhe shiko sistemin ashtu si do ta shohë ekipi yt.

app.carpetflow.co
Hyrja
app.carpetflow.co
Përmbledhje Harta live Klientët Porosi online Marrjet Dërgesat Borxhet Raportet Shoferët
Turni Marrjet Çmimi Rruga e ditës
HyrjaSistemi flet gjuhën e ekipit tënd. Çdo punëtor hyn me llogarinë e vet — admini shikon biznesin, shoferi shikon vetëm punën e tij.
PërmbledhjeXhiroja e ditës, porositë e reja nga klientët dhe marrjet që presin — e para pamje kur hapet sistemi.
Harta liveKu ndodhet secili shofer tani, sa km/h, te kush po shkon dhe për sa minuta arrin. Përditësohet çdo 10 sekonda.
KlientëtKërko me barkod, telefon apo emër. Adresa, zona dhe historiku i çdo klienti — marrje e re me një klikim.
Porosi onlinePorositë që vijnë vetë nga faqja jote. Cakto shoferin dhe futen direkt në radhën e marrjeve.
MarrjetNë pritje, në depo, të refuzuara. Shoferi, data, prioriteti dhe SMS-i te klienti nga i njëjti rresht.
DërgesatKush pret dorëzim sot, me sa është totali dhe a është paguar apo jo.
BorxhetHapur, paguar, falur — me shumën, afatin, shoferin dhe arsyen që ka shënuar ai në terren.
RaportetZgjedh periudhën dhe llojin, gjeneron raportin — për kontabilistin apo për vete.
ShoferëtNgarkesa e secilit shofer për sot, që puna të ndahet drejt e askush të mos mbetet pa punë.
TurniTurni fillon këtu: marrjet, dërgesat, rruga dhe borxhet e ditës në një ekran.
MarrjetRenditura me GPS — më e afërta e para, me distancë, orar dhe navigim me një prekje.
ÇmimiZgjedh përmasat, sistemi llogarit m² dhe totalin. Shoferi nuk mbledh me kokë.
Rruga e ditësTë gjitha ndalesat në hartë sipas radhës, me kilometrat dhe kohën deri te secila.

Do ta provosh vetë? Të hapim një demo me të dhënat tuaja — emri, logo dhe çmimet e biznesit tuaj — dhe kalojmë bashkë nëpër një ditë pune në 15 minuta.

Kërko demo live
Si funksionon

Nga takimi në përdorim ditor, për ditë

01

Prezantimi

Ju tregojmë sistemin real dhe kuptojmë si punon biznesi juaj.

02

Konfigurimi & brandi

Çmimet tuaja, logoja juaj, ngjyrat tuaja — të konfiguruara për ju.

03

Trajnimi i stafit

Trajnim i shkurtër praktik për pronarë, staf dhe shoferë. Falas.

04

Kalimi në përdorim

E kalojmë punën tuaj në sistem dhe rrimë afër javët e para.

Të besuar nga biznese reale

Tashmë në përdorim të përditshëm

"Mijëra porosi i menaxhojmë përmes sistemit — marrjet, larja, dorëzimi dhe faturimi. Fletoret kanë mbaruar."
Fluska
Veton GashiPronar, Fluska · 10,000+ porosi
"Deri në 60 porosi në ditë në sezon — pa asnjë fletore. Çdo tepih gjurmohet me barkod dhe klientët njoftohen vetë."
Arela
ArelaLarje tepihash · në përdorim ditor
"Porositë me marrje dhe kthim në adresë i menaxhojmë krejt online — klientët porosisin nga faqja dhe ne e ndjekim çdo hap në sistem."
Misk Clean
Misk CleanMitrovicë · miskclean.online
Çmimi

Tri paketa. Licencën e paguan një herë — pa abonim mujor.

Tarifa vjetore mbulon hosting-un, backup-in ditor, përditësimet dhe mbështetjen. Zgjidh paketën sipas madhësisë së biznesit.

Bazë
1.490€
paguhet vetëm një herë
+ 290€/vit — hosting, backup, përditësime

Për një pikë pune me 1–2 shoferë.

  • Porosi, klientë, marrje & dërgesa
  • Llogaritje automatike e m² dhe çmimit
  • Barkod për çdo tepih
  • Aplikacion mobil për 2 shoferë
  • Raporte bazë + eksport në Excel
  • Trajnim & mbështetje 3 mujore
Shiko çdo detaj
  • Klientë të pakufizuar & historik i plotë i porosive
  • Etiketa barkod të printueshme (rulo termike)
  • Faturë PDF me logon tuaj
  • Përdorues admin + 2 shoferë
  • Të dhënat ruhen edhe pa internet, sinkronizohen vetë
  • Instalim, migrim i të dhënave ekzistuese dhe trajnim
Kërko ofertë
Më i zgjedhuri
Pro
2.490€
paguhet vetëm një herë
+ 490€/vit — hosting, backup, përditësime, prioritet

Për biznese në rritje që marrin porosi online.

Gjithçka nga Bazë, plus:
  • Porosi online nga ueb faqja juaj
  • Njoftime SMS automatike për klientët
  • Shoferë të pakufizuar + renditje sipas afërsisë (GPS)
  • Borxhet & pagesat sipas klientit
  • Raporte të avancuara & panel i të ardhurave
  • Mbështetje prioritare brenda 24 orësh
Shiko çdo detaj
  • Klienti shikon statusin e porosisë me linkun e vetë
  • SMS: “tepihu është gati”, “shoferi po vjen”
  • Përdorues të pakufizuar me role (admin, recepsion, shofer)
  • Raport ditor/mujor: xhiro, m², borxhe, shoferë
  • Zbritje, çmime speciale dhe klientë me kontratë
  • Aplikacioni instalohet në telefon (PWA), pa Play Store
Kërko prezantim falas
Degë & Enterprise
nga 4.900€
paguhet vetëm një herë
+ 990€/vit — hosting, backup, përditësime, SLA

Për 2+ degë ose kërkesa specifike.

Gjithçka nga Pro, plus:
  • Degë e depo të shumta në një panel
  • Role & leje të personalizuara
  • Integrime: faturim, kontabilitet, API
  • Module të ndërtuara sipas kërkesës
  • Menaxher i dedikuar + SLA
  • Trajnim në vend për tërë ekipin
Shiko çdo detaj
  • Panel i përbashkët për të gjitha degët + krahasim mes tyre
  • Transferim tepihash mes degëve dhe depove
  • Integrim me sistemin e faturimit / kontabilistin tuaj
  • API për ueb faqen apo aplikacionin tuaj
  • Serveri i dedikuar sipas kërkesës, backup 2x në ditë
  • SLA me kohë përgjigjeje të garantuar + menaxher i dedikuar
Kërko ofertë

Çka paguan me tarifën vjetore

Nuk është “taksë”. Është serveri, siguria e të dhënave dhe njeriu që përgjigjet kur ndalet puna — nga 24€ në muaj, më lirë se një orë punë e humbur.

Bazë
290€ / vit
≈ 24€ në muaj
  • Hosting, domen & certifikatë SSL
  • Backup automatik çdo natë, ruajtje 30 ditë
  • Përditësime falas gjatë tërë vitit
  • Mbështetje në WhatsApp, 08:00–18:00
  • Rregullim i gabimeve pa pagesë
  • Një trajnim shtesë në vit
Pro
490€ / vit
≈ 41€ në muaj
  • Gjithçka nga Bazë
  • Mbështetje prioritare brenda 24 orësh, edhe fundjavë
  • Monitorim 24/7 i serverit — e rregullojmë pa e kërkuar
  • Trajnim i punëtorëve të re, pa limit
  • 4 orë punë në vit për ndryshime të vogla
  • Raportet e reja shtohen falas
Degë & Enterprise
990€ / vit
≈ 83€ në muaj
  • Gjithçka nga Pro
  • Server i dedikuar + backup 2x në ditë
  • SLA: përgjigje brenda 4 orësh, rregullim brenda 24
  • Menaxher i dedikuar & takim çdo tremujor
  • 12 orë punë zhvillimi në vit
  • Trajnim në vend një herë në vit
Faturohet veç
  • SMS-të sipas përdorimit
  • Module krejt të reja që i kërkon vetë
  • Pajisjet: printer barkod, tablet, skaner

Çmimet pa TVSH. Licenca paguhet një herë dhe mbetet e juaja. Tarifa vjetore fillon një vit pas dorëzimit dhe mbulon hosting-un, backup-in ditor, përditësimet dhe mbështetjen. SMS-të faturohen sipas përdorimit. Pagesa deri në 3 këste sipas marrëveshjes.

Pyetjet

Pyetjet më të shpeshta

A paguaj çdo muaj?

Jo, pa abonim mujor. Licenca paguhet një herë dhe mbetet e juaja. Veçmas paguhet vetëm tarifa vjetore (hosting, backup, përditësime, mbështetje) dhe SMS-të sipas përdorimit.

A punon në telefon?

Po — instalohet si aplikacion në çdo telefon dhe tërë ekipi mund ta përdorë në terren.

A mban brandin tim?

Po. Emri, logoja dhe ngjyrat tuaja — klientët shohin biznesin tuaj, jo tonin.

Sa zgjat konfigurimi?

Zakonisht disa ditë: konfigurimi, brandi, trajnimi, dhe jeni live.

Gati për të filluar?

Kërkoni një prezantim falas dhe ofertë të personalizuar.

Skano kodin me kamerën e telefonit dhe na kontakto drejtpërdrejt.